Leao: Barazimi ndaj Romës ishte zhgënjyes

Futboll

Leao: Barazimi ndaj Romës ishte zhgënjyes

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:56
Rafael Leao

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, thotë se barazimi i Milanit ndaj Romës (3-3) ishte zhgënjyes.

Rossonerët luajtën baras me Giallorossët në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të Serie A duke ndërprerë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.

“Është e dhimbshme që nuk fituam. Krijuam shumë raste shënimi, tash po e vazhdojmë punën”.

“Duam ta fitojmë secilën ndeshje, duam të mbetemi në krye të tabelës, por jam i zhgënjyer, sepse bëmë gjithçka për ta fituar takimin”.

“Jemi të përqendruar, duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe të qëndrojmë në krye të tabelës”, ka deklaruar Leao për Sky Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat