​Interi merr lajm të mirë para ndeshjes me Real Madridin

Futboll

​Interi merr lajm të mirë para ndeshjes me Real Madridin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Milan Skriniar pritet t’i rikthehet Interi, derisa zi-kaltërit po përgatiten për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridi pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Reprezentuesi sllovak rezultoi pozitiv me coronavirus dhe ishte karantinuar, por tani thuhet se është i gatshëm për lojë.

“TuttoSport” raporton se Skriniar ka rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19 dhe është bashkuar në stërvitjet e skuadrës në Pinetina,

“Neroazzurrët” nuk po planifikojnë ta përdorin lojtarin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Parmas, por shpresojnë që ai të jetë gati për ndeshjen vendimtare të grupit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit javën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat