Cilët janë hapat që duhet ndjekur pas dorëheqjes së presidentit të Barcelonës?

Futboll

Cilët janë hapat që duhet ndjekur pas dorëheqjes së presidentit të Barcelonës?

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:14
Messi

Pasi Josep Bartomeu dha dorëheqje si president i Barcelonës, skuadra katalane ka hyrë në një fazë të re ku po kërkon qeverinë e ardhshme, dhe njerëzit kryesor në klub.

Por si do të shkojë ky proces?

Zgjedhjet do të mbahen brenda tre muajsh, i preferuar është ish-presidenti

Sipas statutit të klubit, largimi i presidentit dhe bordit ekzekutiv bën që të formohet udhëheqja e përkohshme e klubit.

Detyra e udhëheqjes së përkohshme është që të thërras zgjedhje të reja për pozitat më të larta në klub, dhe sipas statutit të klubit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se tre muaj pas shpërbërjes së bordit ekzekutiv të mëparshëm. Kjo do të thotë se zgjedhjet e reja në Barcelonë duhet të mbahen më së largu deri në fund të janarit.

Kujtojmë se një nga favoritët kryesor është Joan Laporta, një biznesmen katalan që shërbeu si president i Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2010.

Bartomeu e solli Barcelonën në një krizë të paparë

Pavarësisht nga krizat që kishin goditur Barcelonën në të kaluarën, ajo që në klub solli Bartomeu është e padëgjuar deri më tani. Kryesisht sepse klubi nuk fitoi asnjë trofe sezonin e kaluar, për herë të parë që nga sezoni 2007/08.

Për më tepër, Bartomeu pothuajse përjashtoi Lionel Messin nga klubi, i cili ishte i pakënaqur me menaxhimin e klubit, por edhe me strategjinë e futbollit, e cila nuk ka kuptim për një kohë të gjatë. Pothuajse një e treta e menaxhmentit u largua nga klubi në prill sepse ata morën anën e lojtarëve në konfliktin me klubin për uljen e pagave për shkak të pandemisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat