Informacioni i fundit, Trepça fantome nuk mund të luajë në Kosovë, ja ku shkon

Futboll

Informacioni i fundit, Trepça fantome nuk mund të luajë në Kosovë, ja ku shkon

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 15:04
Informacioni i fundit, Trepça fantome nuk mund të luajë në Kosovë, ja ku shkon

Para pak ditësh u paralajmërua se ndeshja mes Trepçës fantome dhe Takovo nga Gornj Millanovc do të luhet në Zveçan, por ndryshon destinacioni. 

Informacionet e fundit bëjnë të ditur se ndeshja po luhet në Rashkë në stadiumin e Banes. 

Zhurma që po bëhet nga mediat në Kosovë gradualisht po i ndal garat e ilegalëve serb në Kosovë. 

Përderisa institucionet sportive po heshtin, mediat në asnjë formë nuk heshtin dhe do të luftojnë deri në pikën e fundit çdo aktivitet ilegal sportiv.  Lajmi më i mirë është se Trepça fantome nuk po luan në Zveçan por në Rashkë. Edhe pse sot paralajmëruam se kjo ndeshje do të zhvillohet në Zveçan në kuadër të ligës së tretë serbe, duke iu referuar paralajmërimeve disa ditë më parë nga serbët,  e mira është se kjo ndeshje po luhet në Rashkë!
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat