Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër: Më kishit quajtur tradhtar...

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër: Më kishit quajtur tradhtar...

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 23:16
Reprezentuesi i Kosovës reagon ashpër: Më kishit quajtur tradhtar...

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është kritikuar ashpër për paraqitjen e sotme në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë.

Zhegrova pas shumë kritikave ka reaguar, derisa në rrjetin social "Instagram" ka shkruar: "Kam ardhur në Përfaqësuesen e Ksovoës, asnjë minutë nuk kam hazituar mos ta pranoj ftesën, e dini edhe ju e ka thënë edhe legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri, sepse e dua këtë vend me zemër më shumë se krejt ju që shkruani kundër meje edhe kundër Përfaqësueses.

Në qoftë se unë nuk e kisha pranuar ftesën, në fillim të gjithë më kishit quajtur tradhtar si shumë të tjerë që i keni quajtur, por besoni që gjithë djelmoshat në skuadër kanë ardhur me zemër ta japin maksimumin dhe ju që jeni kundër nesh dhe bashkëlojtarëve të mi, ju nuk jeni me ne. Kosovë të dua, krenar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat