Babai i Messit godet mediat pas ‘lajmeve të rrejshme’ për të ardhmen e yllit të Barcelonës

Futboll

Babai i Messit godet mediat pas ‘lajmeve të rrejshme’ për të ardhmen e yllit të Barcelonës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 00:27
Messi

Babai i Lionel Messi, Jorge Messi, ka folur në lidhje me thashethemet që lidhin djalin e tij me kampionët francezë të Paris Saint-Germain, duke etiketuar si ‘lajme të rreme’ raportet se negociatat kishin filluar.

Ylli argjentinas i Barcelonës që pas kërkesës për largim para fillimit të këtij sezoni, ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në ‘merkato’.

Ai është lidhur me shumë klube, por sipas gazetë AS, kampi i Messit thuhet se është lodhur nga intensiteti i thashethemeve që rrethojnë atë, duke pasur parasysh faktin se ai mund të nënshkruajë për këdo që dëshiron nga 1 janari.

“Ndaloni së shpikuri, lajme të rreme”, ka shkruar babai i Messit në rrjetet sociale në lidhje me një pamje nga ESPN që sugjeronte se ai kishte filluar negociatat me PSG-në.

Manchester City dhe PSG janë shfaqur si destinacionet më të mira për Messin nëse ai largohet nga Barcelona në fund të kontratës së tij, pasi ai u përpoq të largohej nga klubi këtë verë për t’u detyruar të qëndrojë.

Në javët e fundit kishte pasur zëra në mediat angleze se Messi kishte nënshkruar një para-kontratë me Cityn dhe ishte në linjë për t’u ribashkuar me Pep Guardiola, ndërsa këto thashetheme më të fundit rreth PSG-së erdhën nga Argjentina.

Për momentin, askush jashtë rrethit të ngushtë të Messit nuk mund të thotë se e di se çfarë po planifikon të bëjë futbollisti argjentinas – por me vetëm dy muaj deri tek 1 janari, të gjithë mund të jemi afër për ta zbuluar të ardhmen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat