Vëllaznimi në bojkot

Futboll

Vëllaznimi në bojkot

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Klubi me i madh në vend, Vëllaznimi në bojkot

Klub i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, po përjeton krizën më të rëndë të ekzistimit si kolektiv. Gjakovarët mbeten edhe pa sponsor, duke u futur në krizën më të rëndë.

“Sot  Shkëlzen Gashi ka lajmëruar se nuk mund ta ndihmoj më Klubin për shkak të pandemisë.

Shkëlzen Gashi nuk i ka kryer obligimet ndaj Klubit për muajin paraprak për të cilat i ka marrë obligim që nga dita e parë që do ti kryej obligimet për 3 muaj, këtë premtim e kishte bërë tek Kuvendit Komunal dhe Klubi.

Për shkak të kësaj situate, gjendja në klub është acaruar dhe në shenjë pakënaqësie dhe revolte, Lojtarët, Shtabi Teknik dhe Administrata e klubit kanë vendosur që ta bojkotojnë ndeshjen e radhës KF Dukagjini – Vëllaznini – dhe lojërat tjera të mbetura.

Kërkojmë nga Kuvendi Komunal dhe të gjithë dashamirët e klubit të na gjinden pranë në këto momente të vështira për Klubin”, reagon Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat