Tuci nuk frikësohet nga anglezët

Futboll

Tuci nuk frikësohet nga anglezët

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Tuci nuk frikësohet nga anglezët

Kombëtarja e Shqipërisë U21, mposhti Kosovën në sfidën kualifikuese për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Hungari dhe Slloveni, shkruan Insporti.

Në Fadil Vokrri u zhvillua një ndeshje shumë emocionuese me Shqipërisë U-21 dhe Kosovës që nisi me këndimin e himnit shqiptar nga ana e të dyja skuadrave dhe u vendos nga një gol i Enis Çokajt.

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit i shërbyer nga Ernest Muçi realizoi me kokë në minutën e 35-të të takimi, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim për Kampionat Evropian.

Shqipëria luan sfidën e fundit të grupit 3 në udhëtim ndaj Anglisë, ku shpresojnë në fitore dhe një rrëshqitje eventuale nga Austria që luan ndaj Andorras.

Besim në fitore ka Indrit Tuci, sulmuesi 20 vjeçar i Lokomotives, i cili në një intervistë për Insportin shprehet se lojtarët angleze që luajnë në Premier Ligë nuk kanë asgjë më shumë se lojtarët shqiptarë, ndaj duhet luajtur me besim.

“Loja ndaj Kosovës ishte e luftuar shumë nga të dyja ekipet, luajtëm shumë mirë si Kosova ashtu edhe Shqipëria por vendosi një gol me kokë. Tani do të shikojmë për ndeshjen me Anglinë” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat