Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ray Clemence

Futboll

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ray Clemence

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Ray Clemence

Liverpooli ka konfirmuar se legjenda e tyre, Ray Clemence ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

The Reds i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së portierit legjendar që vdiq sot (e diele) nga një sëmundje e rëndë.

Fillimisht lajmi për vdekjen e Clemences u bë i ditur nga familja e tij, që bëri të ditur se legjenda e Liverpoolit ndërroi jetë i rrethuar nga më të dashurit e tij.

“Pas një lufte të gjatë dhe të vështirë, ai tashmë është në paqe dhe nuk ka më dhimbje”, thuhet në njoftimin e familjes.

Clemence ka fituar pesë tituj të ligës, tre Kupa Evropiane me Liverpoolin në mes viteve 1967 dhe 1981, derisa ishte diagnostikuar me kancer në prostatë në vitin 2005.

Ai po ashtu kishte fituar edhe FA Cup, League Cup dhe dy kupa të UEFA-s gjatë kohës së tij në Anfield. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat