Sërish pozitiv

Futboll

Sërish pozitiv

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:20
Ciro Immobile

Situatë e çuditshme ajo që po ndodh me sulmuesin e Lazios Ciro Immobile.

Ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por edhe pse kanë kaluar disa javë ende nuk po merr ok-in që është shëruar për të zbritur sërish në fushë. Edhe në tamponin e fundit që ka kryer, atij i është gjetur sërish gjeni “N” dhe është pozitiv. Kështu që Immobile do të vijojë të qëndrojë në karantinë dhe nuk mund të luajë për Italinë në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinën dhe me shumë gjasa as me Lazion në fundjavë.

Immobile është tërbuar nga kjo situatë, pasi një ditë më parë e ka bërë tamponin në dy klinika të ndryshme dhe njëri e ka nxjerrë pozitiv dhe një tjetër negativ.

Sulmuesi i Lazios po pret me padurim që të dalë sa më shpejt negativ që t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat