Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave

Futboll

Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave

Plas te Kukësi para ndeshjes kundër Teutës. Skuadra nuk ka dalë sot në seancën e radhës stërvitore për shkak të problemit të pagave.

Prej javësh situata te verilindorët “zien”, madje së fundmi ka pasur edhe largime nga skuadra, pikërisht mbrojtësi kosovar, Sadik Vitija.

Situata nuk është aspak e mirë, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit.

“Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat