Interi dhe Roma vetëm për fitore

Futboll

Interi dhe Roma vetëm për fitore

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:13
Interi dhe Roma vetëm për fitore

Do te luhen duke filluar nga ora 15:00, 4 ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 8-të në këtë kampionat.

Interi pret në shtëpi Torinon, në një ndeshje ku ziklatërit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas barazimit ndaj Atalantës në javën e fundit.

Përsa i përkte formacionit, Konte ka vendosur që disa titullarë t’i ulë në stol, në mënyrë që t’i ketë gati për ndeshjen e mesjavës ndaj Realit ën Ligën e Kampioneve.

Roma dëshiron të vazhdojë me serinë e fitoreve, teksa ditën e sotme do të kërkojë 3 pikët ndaj Parmës në shtëpi. Të besuarit e Fonsekës ndodhen në kuotën e 14 pikëve dhe një fitore sot do i çonte ata në kuotën e 17 pikëve, ku do të barazonin Milanin kryesues.

Përballje tjetër interesante është edhe ajo mes Sampdorias dhe Bolonjës, me të dyja skuadrat që vijnë në këtë ndeshje nga humbjet në xhiron e kaluar dhe do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat