Tottenham-Ludogorets, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

Tottenham-Ludogorets, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:35
Foto Ilustrim

Tottenham Hotspur do të përballet sot me gjigantët e Bullgarisë Ludogorets në kuadër të Ligës së Evropës, ku në rast fitoreje do të afroheshin më shumë drejt fazës së eliminimeve, përcjell KosovaPress.

Ndeshja do të fillojë me fillim nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, ku Ludogorets luan si mysafirë ndaj londinezëve, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin J.

Tottenham hyn në këtë ndeshje në pozitën e parë, me gjashtë pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Antwerp në të dytën dhe LASK në të tretën, kështu duke e lënë skuadrën e Ludogorets në pozitën e fundit me asnjë pikë të regjistruar.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Hart; Aurier, Sanchez, Dier, Davies; Winks, Sissoko; Bale, Lo Celso, Lucas; Vinicius

Ludogorets (4-3-3): Iliev; Cicinho, Verdon, Terziev, Nedyalkov; Anicet, Badji, Santana; Tekpetey, Keseru, Manu 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat