Tifozët e Napolit ndriçojnë stadiumin e tyre në nderim të Maradonës

Futboll

Tifozët e Napolit ndriçojnë stadiumin e tyre në nderim të Maradonës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:37
Tifozët e Napolit ndriçojnë stadiumin e tyre në nderim të Maradonës

Napoli do të zhvillojë ndeshjen e parë që nga vdekja e legjendës së tyre, Diego Armando Maradona.

Legjenda argjentinase që ka bërë historinë me Napolin, ndërroi jetë të mërkurën, në shtëpinë e tij në Argjentinë.

Për tifozët e Napolit, Diego Armando Maradona është një mit, lojtari më i madh në histori të klubit të tyre, që u solli dy tituj të kampionit.

Gjatë ditës së mërkurë, shumë tifozë janë mbledhur rrugëve të qytetit për të ndezur qirinj në nder të Maradonës.

Sot, para ndeshjes së Ligës së Evropës, që Napoli e zhvillon ndaj Rijekas, një numër i madh i tifozëve janë mbledhur para stadiumit ‘San Paolo’, duke ndezur shumë fishekzjarre.

Stadiumi i Napolit pritet që shumë shpejt të trashëgoi emrin e Diego Maradonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat