“Camp Nou mund të emërohet Lionel Messi”

Futboll

“Camp Nou mund të emërohet Lionel Messi”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:38
Lionel Messi

Marrëdhëniet në mes të senzacionit  argjentinas dhe klubit katalunas janë prishur këtë verë por një kandidat presidencial dëshiron që t’ia bëj një nder yllit të klubit të tyre

Kandidati i Barcelonës për President, Emili Rousaud ka premtuar se do të mbaj një referendum për ta riemëruar stadiumin e klubit në emrin e Lionel Messi.

Skuadra katalunase do të zgjedh presidentin e ri në janar për ta zëvendësuar Josep Maria Bartomeu, i cili dha dorëheqje nga posti i tij bashkë me bordin – përfshirë Rousant – i cili po ashtu u largua.

“Ne do të mbajmë një referendum për t’a ndryshuar emrin e stadiumit nga Camp Nou në Leo Messi”, tha ai për gazetarët.

Rousaud ka premtuar se do të transferojë edhe më shumë yje në skuadrën e Blaugranas nëse ai zgjidhet, dsuke premtuar se do ta kthejë në skuadër edhe yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

“Ne do të nënshkruajmë me dy top-lojtar, një nga ta Neymar”, shtoi ai. “Ne jemi duke punuar për ta kthyer atë në Barcelonë nëse ai tërheq padinë që ka bërë kundër klubit”.

“Ne shpresojmë që ta zyrtarizojmë atë shpejt dhe një emër tjetër të madh. Nuk do të jemi indiferent. Ne do të flasim direkt me këta lojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat