Njihuni me futbollistin më problematik në botë

Futboll

Njihuni me futbollistin më problematik në botë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Gerardo Bedoya

Gerardo Bedoya është zyrtarisht lojtari më problematik në histori të futbollit.

Kolumbiani i cili bëri 49 paraqitje për kombëtaren e tij, ka një rekord të tmerrshëm sa i përket disiplinës si lojtarë, ku e bën Roy Keane e Sergio Ramos të duken si engjuj.

Ai është ndëshkuar me karton të kuq për më shumë se 46 herë, në një karrierë 20 vjeçare në Amerikën e Jugut. Sipas statistikave të publikuara, Bedoya është ndëshkuar 14 herë me karton të kuq për skuadrën e Deportivo Cali, pesë herë për Racing Club, shtatë herë për Millonarios dhe tetë herë për Santa Fe, përcjell KosovaPress.

I njohur ndryshe si “Bisha”, Bedoya një herë u ndëshkua me 15 ndeshje mos lojë për një goditje me bërryl dhe duke e goditur me këmbë lojtarin kundërshtar Jhonny Ramirez në derbin e “Bogas” në vitin 2012. Ishte i 41 karton i kuq për të, dhe pas kësaj ndeshje për media, ai kishte nervat të thoshte se “normalisht unë nuk jam kështu”.

Videon rreth kësaj ngjarje mund ta shikoni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat