​Koeman tregon gjendjen e Lenglet pas lëndimit

Futboll

​Koeman tregon gjendjen e Lenglet pas lëndimit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:04
Ronald Koeman

Ronald Koeman shpreson që dëmtimi i Clement Lenglet nuk është serioz pasi mbrojtësi u detyrua të largohej gjatë fitores 4-0 kundër Osasunas të Dielën.

Lenglet duhej të zëvendësohej në mes të gjysmës së dytë kur pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës pas një dyluftimi në ajër me Ruben Garcia.

Barca tashmë ka mungesë në opsionet mbrojtëse, me qendërmbrojtësit Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo të penalizuar me lëndime, duke e lënë Koeman pa asnjë mundësi tjetër përveç se të sillte Carles Alenan në fushë për të zëvendësuar Lengletin.

Edhe pse Koeman nuk është i sigurt nëse 25-vjeçari do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ai nuk pret që të mbetet pa francezin për një kohë të gjatë.

"Unë kam biseduar me mjekun dhe duket se do të duhet të presim nesër për analiza, por nuk duket se është kaq serioze," u tha ai gazetarëve. "Unë nuk e di për ndeshjen e së mërkurës, por shpresoj se nuk është asgjë madhore”, tha Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat