A luan Ronaldo kur të dëshiron te Juventusi? Mediat në Itali e paraqesin Pirlon si të pafuqishëm

Futboll

A luan Ronaldo kur të dëshiron te Juventusi? Mediat në Itali e paraqesin Pirlon si të pafuqishëm

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:10
Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo

Sipas Il Corriere della Sera, Cristiano Ronaldo, i cili ishte lënë në pushim kundër Beneventos, zgjedh kur ai dëshiron të luajë.

Ylli portugez është golashënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë sezon me nëntë gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Ronaldo ishte pushuar kundër Beneventos dhe sipas disa raporteve në Itali, pritet të startojë kundër Dinamo Kievit të mërkurën edhe pse Zonja e Vjetër tashmë është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Serie A, megjithatë, e gjenë veten me gjashtë pikë larg udhëheqësit të Serie A-s, Milani pas nëntë ndeshjeve në kampionat.

Il Corriere della Sera tregon problemet e komunikimit të Andrea Pirlos me një pjesë të dhomës së zhveshjes së Juventusit  dhe sugjeron që Ronaldo vendosi të mos luante kundër Benevento të shtunën.

Raporti shton se disa lojtarë të Juventusit nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në fushë, veçanërisht në fazën mbrojtëse me ekipin që shpesh zihet në befasi.

Zonja e Vjetër fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e zhvilluara pa CR7 këtë sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat