Gjykata nxjerr konkluzionet për skandalin “Suarez”

Futboll

Gjykata nxjerr konkluzionet për skandalin “Suarez”

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Gjykata nxjerr konkluzionet për skandalin “Suarez”

Duhet të ishte transferimi i vitit për Juventusin në merkaton verore por që ju kthye në një “boomerang” pas testit farsë të gjuhës italiane për Luis Suarez.

Gjithçka lidhet me faktin se nëse Suarez do të kalonte testin e gjuhës do të pajisej me nënshtetësinë italiane por kjo gjë nuk ndodhi.

Guardia di Finanza përfundoh hetimet dhe zbulon se teza e provimit i ishte dhënë më parë Suarezit nga drejtuesit e Universitetit të Peruxhias dhe në bashkëpunim me drejtuesit bardhezi ishin dakordësuar për t’i vendosur nota të shkëlqyera bomberit uruguajan.

Tani më drejtuesit e Juventusit mjanë vendosur në bandën e të akuzuarve ku klubi i Andrea Anjelit do të përballet me ndjekje penale.

Pas këtij skandali ku përfshiu dhe Universitetin e Peruxhias ku i kushtuan vendin e punës disa prej krerëve të saj, sipas mediave italiane drejtuesit bardhezi janë vënë nën hetim për këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat