Doka: Këtu më pyesin pse s’martohem

Futboll

Doka: Këtu më pyesin pse s’martohem

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Doka: Këtu më pyesin pse s’martohem

Deri pak muaj më parë ishte protagonist në fushë, tani Albi Doka e sheh Superioren në distancë, pasi është pjesë e HNK Goricës në kampionatin kroat. Ish-futbollisti i Tirëns, i ftuar në “Zon Gol”, tregoi përshtypjet që i kishte lënë derbi I fundit Tirana – Partizani.

“Të them të drejtën, në derbi nuk më pëlqeu, as Tirana as Partizani. Unë jam tifoz i Interit dhe mendoj se këtë vit fitojmë titullin.

Pretendimi i minutës 49’, për mendimin tim, edhe jepej, edhe jo. Rasti i Muçit është penallti. Dua ta lidh me rastin tim, para 3 viteve, kur për të njëjtën gjë u akordua penallti për Partizanin. Nga Tirana më mungojnë shokët dhe daljet në kryeqytet.

Largimi i Egbosë: Në Shqipëri kështu është zakon, shkarkohen trajnerët shumë shpejt. Besoj se Tirana do të rikthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive. Drejtuesit e klubit këtu në Kroaci më thonë pse nuk martohem.

Pretendentët: Për mendimin tim, një nga favoritet e këtij sezoni është Teuta. Partizani e ka nisur mirë, por as Europën nuk do ta arrijë. E vështirë të them se kush e fiton titullin, pasi kampionatit i ka ikur cilësia këtë vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat