PSV Eindhoven nuk përfiton nga hapi fals i kryesueseve

Futboll

PSV Eindhoven nuk përfiton nga hapi fals i kryesueseve

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:57
PSV Eindhoven nuk përfiton nga hapi fals i kryesueseve

PSV Eindhoven nuk përfitoi në maksimum nga hapat fals të Ajaxit dhe Vitesses që u mposhtën këtë fundjavë pasi u ndal në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Herenveen.

Një ndeshje të cilën edhe pse e kryesoi në pjesën e parë me golin e Mario Gotzes, PSV-ja për pak e humbi pasi Herenveen përmbysi shifrat në pjesën e dytë në harkun e 9 minutave nga e 69-ta në të 78-ën me golat Veerman dhe van Bergen.

Por për t’i evituar humbjen skuadrës nga Eindhoveni dhe për t’i dhënë një pikë që e afroi disi me kreun mendoi Piroe që shënoi në minutën e 92-të.

Në sfidat e tjera të javës ngecën skuadrat e mëdha si Feyenoord që barazoi pa gola në shtëpi ndaj Heracles dhe AZ Alkmaar që u mposht në fushën e saj 1-2 nga Groningen.

Edhe Utrecht nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Den Haag në këtë raund të 11-të të Eredivisies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat