Presidenti i Vitisë u ha hakun lojtarëve, i dënon futbollistët edhe pse përfunduan vjeshtën në pozitën e tretë

Futboll

Presidenti i Vitisë u ha hakun lojtarëve, i dënon futbollistët edhe pse përfunduan vjeshtën në pozitën e tretë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Klubi i Vitisë

Çmenduritë në futbollin nuk kanë të ndalur.

Klubi i Vitisë e përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë të Grupit B në Ligën e Parë, por me pikë të barabarta me liderët e Flamurtarit.

Vitia poashtu në këtë gjysmë sezon arriti të marrë më shumë pikë se sa në tërë edicionin e kaluar.

Por, këto arritje jo vetëm se nuk u shpërblyen nga kryesia e klubit, por edhe u ndëshkuan.

Media mëson se futbollistët e këtij klubi sot kanë marrë rrogat mirëpo nuk i kanë marrë sipas kontratës.

Futbollistët janë dënuar me 60% ulje page, për një arsye të cilën ata nuk e dijnë.

Ka disa futbollistë në këtë klub ndaj të cilëve klubi ka mbetur borgj edhe më herët, por ndaj futbollistëve kryesor deri më tani nuk kishte pasur borgje apo pakënaqësi.

Ndaj kësaj që ka ndodhur ka reaguar edhe lideri i skuadrës, një nga ish-yjet e Superligës, Egzon Shabani.

Shkrimi që ka postuar futbollisti:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat