Fazlija flet për atmosferën para shortit dhe pritjet

Futboll

Fazlija flet për atmosferën para shortit dhe pritjet

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Fazlija flet për atmosferën para shortit, pritjet

Sot (e mërkurë, ora 14:00) në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/32 së finales së Ligës së kampionëve në futsal.

Amir Fazlija, drejtori organizativ i Futsal Shkupi për ndeshjet ndërkombëtare, flet për News-TV për atmosferën para shortit të sotëm, pritjet e Futsal Shkupi, ambiciet, përvojën e organizimeve, pandeminë…

Në çfarë atmosfere jeni duke e pritur shortin e Championsit në futsal?
Amir Fazlija:
 Atmosfera është shumë e mirë përshkak se klubi ngadal u plotësua me lojtarët që mungonin në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve dhe disa ndeshje në kampionatin nacional. Atmosfera bëhet edhe më e mirë kur grupi është plotësuar dhe rritet besimi ynë për rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës në kampionatin elitar të futsalit, ku sot e kuptojmë se kë do të kemi përballë.

Image

Kë do ta dëshironit në grup nga ekipet e njohura?

Amir Fazlija: Nuk është diçka që ne mundet të zgjedhim. Kjo fazë tashmë ka vetëm 32 ekipet më të mira në futsalin europian. Nëse shohim se si jemi renditur në vazo, atëherë themi se ka mundësi të jemi mysafir në vetëm dy vende si Ukraina dhe Lituania, mirëpo nuk dihet asgjë deri në shortin final. Ne dëshirojmë që prap të jemi nikoqir dhe nëse ndodh kjo, atëherë sigurisht se do të kemi një kundërshtar të fortë.

Sa mundet të arrijë sivjet Futsal Shkupi?
Amir Fazlija:
Ne gjithmonë nxjerrim maksimumin nga loja jonë, sidomos në Ligën e kampionëve. Nëse arrijmë suksesin e vitit të kaluar, kur ndeshjet ishin të renditura nëpër grupe, atëherë këtë vit pika që duhet arritur është renditja në mesin e 16 më të mirëve, ku pas kësaj pikë cdo rezultat është më shumë se i mirëseardhur. Ndërsa, ëndrra për vendin e parë në Ligën e kampionëve do të vazhdojë deri sa të ekzistojë klubi ynë.

Sa jeni te kënaqur me fitoren e parë?
Amir Fazlija:
 Nëse e shohim nga këndi i gjithë atyre mungesave që kishim, thjeshtë themi se jemi shumë të kënaqur me këtë fitorë bindëse prej 3 – 0. Ekipi nga Irlanda – Blue Magic Dublin ishte i përgatitur një kohë të gjatë për këtë ndeshje dhe në befasi treguan një lojë të fortë. Sigurisht që ndeshjet në Ligën e kampionëve iu gëzohemi, e sidomos këtyre të këtij viti përshkak se nuk ke shansin e dytë për tu përmirësuar. Çdo lojë konsiderohet si finale e vitit.

Sa është vështir me qenë organizator dhe sa të ka ndihmuar kjo përvojë. Cilët janë kërkesat e UEFA-së?
Amir Fazlija:
 Vet përgjegjësia e organizimit është e vështirë, për shkak se çdo pikë që kërkohet nga UEFA duhet plotësuar patjetër që ndeshja të filloj. Ka raste interesante ku ndeshja dhe organizmi varet nga një thesë me rërë që vendoset në shtyllat mbajtëse të portës (golit). Sigurisht që, hera e parë vitin e kaluar ishte tepër e rënd, përshkak se atëherë luanim në grup dhe kishim 3 ekipe mysafire në Shkup, të cilave duhet t’ju përgatitësh gjithçka që kërkohet sipas rregullores së UEFA-së, për Fair Play dhe Respect. Interesant është se atë që kërkonë UEFA duhet të jetë e shkruar edhe në letër, por edhe praktikë dhe tolerim nuk ka.

Sa ka ndikuar Pandemia me Covid 19?
Amir Fazlija:
 Nuk e di për klubet e tjera, por për klubin tonë kjo pandemi ka ndikim dhe rol të madh, në shumë ecuri. Si në trajnime dhe ndeshjet në kampionatin vendor, por për sa i përket ndeshjeve në Ligën e kampioneve, pandemia na pengon në ripërsëritjen e atmosferës magjike nga viti i kaluar që realizohej nga ana e tifozëve  tonë ‘Shvercerat’ dhe përkrahjen që na jepnin. ‘Shvercerat’ janë të njohur edhe në europë si lojtari ynë i 6-të dhe këtë e demonstruan vitin e kaluar, ku vet delegatët e UEFA-së ishin të befasuar nga atmosfera që krijojnë.

Pandemia ka marë vendin e saj edhe në organizimin e ndeshjeve europiane, pasi që shumë pika që kërkohen këtë vit janë të lidhura ngusht me sigurin shëndetësore dhe mos përhapjen e infektimit tek të tjerët, nëse ndonjëri rezulton pozitiv dhe ndeshja të mund të vazhdoj. Për këtë arsye UEFA kërkon që 7 ditë para ndeshjes të kryhet një PreeScreening test të lojtarëve dhe stafit drejtues si dhe testi final një ditë para ndeshjes zyrtare. Thënë shkurt 50% të gjërave që përgatiteshin për ekipet në grupe tash shkon në përgatitje dhe siguri shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat