Shkupi barazon me Vardarin, Struga TL një pikë! Renova mposhtet 

Futboll

Shkupi barazon me Vardarin, Struga TL një pikë! Renova mposhtet 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Shkupi barazon me Vardarin

Skuadra shqiptare Shkupi mezi fiton një pikë, të cilët në çastet e fundit shmangin humbjen në duel me rivalin e qytetit, Vardarin nga Shkupi. Shkuipi ndahet baras (1:1) me Vardarin.

Në minutën e 77-të, Micevski shënon për Vardarin, dhe Darbo realizon në minutën e 89-të për Shkupin.

Pas javës së 16-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi renditet në pozitën e dytë me 32 pikë, ka katër me pak se lideri Shkëndija dhe Vardari bie në pozitën e tetë me 21 sosh.

Struga Trim & Lum importon një pikë të madhe nga Kratova, duke luajtur baras (0:0) me Sileksin. Struganët zënë pozitën e pestë me 22 pikë, ndërsa Sileksi është një vend më lart po me aq pikë.

Renova nga Xhepçishti i Tetovës nuk e patën ditën e tyre, si mysafirë u mundën me 3:1 nga Rabotniçki. 
Për Rabotniçkin shënuan: Gjorgjeviq (41’), Sharkovski (51’), Stankovski (69’) dhe për Renovën Shefiti (75’).

Renova është në vend të nëntë me 15 pikë, ka gjashtë me pak se Rebotniçki që zë pozitën e shtatë.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Shkëndija-Bellasica 2:0
Shkupi-Vardari 1:1
Sileksi-Struga TL 0:0
Rabotniçki-Renova 3:1
Akademia Pandev-Boreci 2:1
Makedonija GP-Pelisteri 2:1  

Tabela
1. Shkendija    16    10    6    0    35:11    36
2. Shkupi    16    9    5    2    27:15    32
3. Makedonija GP    16    10    2    4    27:19    32
4. Sileksi    16    6    4    6    24:18    22
5. Struga Trim & Lum    16    5    7    4    16:13    22
6. Boreci    16    6    4    6    17:18    22
7. Rabotniçki    16    4    9    3    19:17    21
8. Vardari    16    5    6    5    19:22    21
9. Renova    16    3    6    7    16:23    15
10. Akademija Pandev    16    4    2    10    11:21    14
11. Pelisteri    16    2    6    8    13:22    12
12. Bellasica    16    2    3    11    12:37    9

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat