Komuna do ta mbështes financiarisht Vëllaznimin 

Futboll

Komuna do ta mbështes financiarisht Vëllaznimin 

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Komuna do ta mbështes financiarisht Vëllaznimin 

Klubi i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova po kalon periudhën më të vështirë të ekzistimit, megjithatë vjen një lajm i mirë për ta.   

“Kuvendi Komunal i Gjakovës e ka mbajtur sot mbledhjen e 10-të të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë shtuar një sërë pikash të rendit të ditës.

Ndër pikat kryesore që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë takim ka qenë edhe propozim vendimi i kryetarit të komunës Ardian Gjini për mbështetje financiare të KF Vëllaznimit.

KF Vëllaznimi falënderon Kryetarin z. Ardian Gjinin dhe asamblenë që e kanë mbështetur iniciativën e kryetarit”, njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat