Ibrahimovic: Milani ende s’ka fituar asgjë

Futboll

Ibrahimovic: Milani ende s’ka fituar asgjë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Zlatan Ibrahimovic

Përkundër formës së jashtëzakonshme të Milanit, ylli i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic mendon se kuq e zinjtë ende nuk kanë fituar asgjë.

Në një prononcim për BBC Sport, suedezi ka shtuar se janë të kënaqur me formën e jashtëzakonshme të ekipit, porse duhet të vazhdojnë kështu, pasi deri më tani s’kanë arritur asgjë.

“Ne jemi në një formë të pabesueshme. Po ia dalimbukur, jemi në gjendje të mirë. Por, ende nuk kemi fituar asgjë, duhet ta mbajmë në mend këtë gjë.

Janë sfida të ndryshme, një sfidë që me pëlqen, për shkak se kur thonë është shumë e vështirë, apo pothuajse e pamundur atëherë unë dal në fotografi dhe ju tregoj që ende jam gjallë.

Ndërkaq sa i përket moshës, e di, jam 39 vjeçar, por do të luajë derisa të mundem”, ka thënë mes tjerash Ibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat