Besart Berisha, futbollisti më i mirë në botë nga Kosova për vitin 2020

Futboll

Besart Berisha, futbollisti më i mirë në botë nga Kosova për vitin 2020

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Besart Berisha

Futbollisti i Western United, Besart Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë nga Kosova për vitin 2020.

Kjo gjithmonë sipas sajtit të statistikave në futboll, “Sofascore”, që merret me analiza dhe studimin e lojërave të futbollistëve.

“Sofascore” e ka vlerësuar paraqitjen e Berishës me skuadrën e tij për vitin që po e lëmë pas me notën 7.35.

Kujtojmë se 35 vjeçari në të kaluarën ftohej edhe për kombëtaren A, por që largësia e madhe nga Australia, ku jeton e vepron aktualisht si dhe një konfrontim në hesthje me atëbotë selektorin Albert Bunjaki, kanë bërë që ai të mos paraqitet në garat ndërkombëtare për Kosovën.

Gjithsesi, në aspektin individual, ai po regjistron suksese të reja, teksa shpresojmë të vazhdojë në të njëjtën mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat