Gjilani këndellet, fiton në Brestovik

Futboll

Gjilani këndellet, fiton në Brestovik

Nga: K.Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Gjilani këndellet, fiton në Brestovik

Gjilani këndellet pas katër humbjeve rresht dhe fiton në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik, me rezultat 2:1 ndaj Besës nga Peja. 

Një fitore që i jep vetëbesim para ndeshjes së mbetur me Ballkanin, që do të luhet me 19 dhjetor. 

Në minutën e 2-të, Gjilani avancon me golin e Gerhard Prognit, që shënon nga goditja e lirë. 

Në minutën e 65-të, Gjilani thellon epërsinë duke iu falënderuar futbollistit Nikaq.

Syla në minutën e 77-të ngushton humbjen e Besës. 

Pas javës së 18-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani zë pozitën e katërt me 26 pikë, ndërsa Besa është në fund me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat