Zyba: Me Prishtinën duam të vazhdojmë serinë pozitive

Futboll

Zyba: Me Prishtinën duam të vazhdojmë serinë pozitive

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Zyba: Me Prishtinën duam të vazhdojmë serinë pozitive

Prishtina nesër ka kundërshtar jetik për vazhdimin apo më mirë me thënë në kyçjen e valles për titull. Distanca prej 10-pikësh me Ballkanin është e madhe, por fitorja e bardhekaltërve mund të ngushtojë diferencën dhe do të fuste skuadrën sërish fuqishëm në pretendent kryesor.

Prishtina ka bindur, sidomos në shtatë ndeshjet e fundit ku nuk ka pësuar humbje, ka fituar pesë prej tyre, ka barazuar në vetëm dy ndeshje duke mos pësuar gol në katër ndeshje rresht, apo nga shtatë ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm në ndeshjen kundër Trepçës ’89, se ka ekip për të luftuar për titull. Por, këtë duhet të dëshmojë në përballje direkte me një pretendent siç është Ballkani, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Skuadra ka mungesën e të lënduarve si Boshnjaku e Shillova si dhe të suspenduarit me kartonë të Mankendës.

Zyba: Duam të vazhdojmë serinë pozitive

“Nesër na pret ndeshje e vështirë, por që po ashtu do të thotë shumë, sidomos për neve, për vazhdimësinë tonë. Besoj shumë te grupi, besoj shumë në tre pikët. Jemi në formë të mirë, në shtatë ndeshjet e fundit i kemi fituar pesë prej tyre duke barazuar dy ndeshje.

Duam të vazhdojmë edhe kundër Ballkanit këtë seri. Përndryshe për mua kjo ndeshje ka rëndësi edhe më të madhe, është ndeshje e veçantë, luaj kundër ish-klubit të vendlindjes sime”, ka thënë mesfushori 19 vjeç, Qendrim Zyba, i cili në këtë edicion është paraqitur në të gjitha 16-të ndeshjet kampionale.

Java XVIII
Prishtina – Ballkani

E diel, 13 dhjetor – ora: 13.30
Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Gjyqtarë: T. Maloku, F. Berisha, B. Selimaj, D. Çaka
Ndeshja zhvillohet pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat