Verrati shuan shpresat e Realit e Barces

Futboll

Verrati shuan shpresat e Realit e Barces

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:57
Verrati shuan shpresat e Realit e Barces

Mesfushori i PSG, Marco Verrati, ka dhënë një prononcim mjaft interesant në lidhje me Neymarin dhe Kylian Mbappen. Italiani ka deklaruar se po mundohet çdo ditë t’u mbushë mendjen të qëndrojnë në Paris dhe beson se diçka e tillë do të ndodhë.

“Çdo ditë i kërkoj Neymarit dhe Mbappesë të qëndrojnë.

Nuk besoj se do të zgjatet shumë dhe ata do të arrijnë një marrëveshje, sepse janë të dy të lumtur.

“Në të vërtetë, nuk mendoj se është ndonjë ekip më i mirë se PSG”, – tha ai për TF1.

Ethet e largimit të yjeve kanë nisur dhe ndërmjet lojtarëve të tjerë. Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat