Serbia shkarkon trajnerin që nuk kishte pranuar të luaj kundër Kosovës

Futboll

Serbia shkarkon trajnerin që nuk kishte pranuar të luaj kundër Kosovës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Ljubisha Tumbakoviç

Ljubisha Tumbakoviç nuk është më trajner i Serbisë.

Bordi Ekzekutiv i Federatës Serbe të hënën ka shkarkuar nga detyra 68 vjeçarin pas 16 muajsh qëndrim.

Federata e ka llogaritur dështim të madh mos kualifikimin në kampionatin evropian, pasi Serbia humbi finalen e playoffit kundër Skocisë.

Ndryshe, Tumbakoviç para Serbisë, ishte selector te Mali i Zi.

Ai nuk kishte pranuar që të drejtojë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës që ishte zhvilluar në Podgoricë.

Vetëm një ditë më pas edhe Federata Malazeze e kishte shkarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat