'Kosova është Serbi' nëse mamaja ime është e virgjër! Serbëve nuk i del inati me deklaratën e Ibrës

Futboll

'Kosova është Serbi' nëse mamaja ime është e virgjër! Serbëve nuk i del inati me deklaratën e Ibrës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
'Kosova është Serbi' nëse mamaja ime është e virgjër! Serbëve nuk i del inati me deklaratën e Ibrës

Shorti i Europa League , vuri përballë ditën e djeshme, Milanin e Zlatan Ibrahimoviqi me serbët e Crvena Zvezdës që drejtohen nga Dejan Stankoviq.

Ibra do të zbresë në stadiumin e Beogradit në muajin shkurt me fanellën kuqezi, teksa nisur nga ky fakt, media serbe “Kurir”, ka risjellë në kujtesën e të gjithëve, një deklaratë të hershme të Ibrës, që bëri bujë në Shqipëri ku thuhej: Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër.

“Kurir” e ka cilësuar këtë deklaratë si prononcim imagjinar i shqiptarë dhe një gënjeshtër të madhe.

“Lojë e pisët nga shqiptarët”, titullohet artikulli i publikuar ditën e sotme, ndërkohë që vijon duke hedhur baltë mbi shqiptarë dhe duke nxitur urrejtje.

“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur që ka shkaktuar jehonë në vendin tyre. Sigurisht, këtu ka një gënjeshtër të madhe”, përfundon artikulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat