Mundo Deportivo: Messi, Neymar e Depay në një skuadër

Futboll

Mundo Deportivo: Messi, Neymar e Depay në një skuadër

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:41
Mundo Deportivo: Messi, Neymar e Depay në një skuadër

Afati kalimtar i verës së ardhshme pritet të jetë spektakolar.

Ndonëse në janar nuk priten shumë lëvizje, në verën pritet të ndodhin shumë ndryshime.

Deklarata e para pak ditëve e yllit të PSG-së, Neymar ku tha se në edicionin e ardhshëm do të luante në një skuadër me Leo Messi solli shumë pështjellim në medie. Prej kohësh flitet për një ribashkim ndërsa lajmet që e shoqërojnë këtë hipotezë janë nga më të ndryshmet.

Së fundmi është folur për një takim ndërmjet Horge Messit dhe drejtuesve të PSG-së, takimi sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris.

Neymar nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e Barcelonës, Në shënjestër është edhe ylli I Lyonit, Memphis Depay. Sipas “Mundo Deportvo”, sulmuesi holandez është i bindur për tu bashkuar me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat