Jetmir Topalli i realizon dy gola në Kupën e Turqisë

Futboll

Jetmir Topalli i realizon dy gola në Kupën e Turqisë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Jetmir Topalli

Jetmir Topalli i ka realizuar dy gola për Yeni Malatyasporin sot në fitoren 5:0 në 1/16 e finales të Kupës së Turqisë kundër Hekimoglu Trabzonit.

Topalli e realizoi golin e parë në minutën e 4-të, ndërsa të dytin në minutën e 39-të.

Ai këtë edicion është transferuar te klubi i elitës turke nga Ballkani.

22-vjeçari i ka shënuar tri gola në Kupën e Turqisë dhe një në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat