Debatoi ashpër me arbitrin e akuzuar për racizëm në fushë

Futboll

Debatoi ashpër me arbitrin e akuzuar për racizëm në fushë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:10
Debatoi ashpër me arbitrin e akuzuar për racizëm në fushë

Futbollisti i Basaksehirit Demba Ba ka biseduar me arbitrin e katërt rumun të sfidës së Ligës së Kampioneve me PSG-në në 8 dhjetor Sebastian Koltesku, i cili u bë i njohur për akuzat për racizëm.

Gazetari rumun  Emanuel Roshu zbulon se 35-vjeçari Ba ka biseduar me gjyqtarin Koltesku me ndërmjetësimin e futbollistit senegalez Osman N’Doje.

Ky i fundit raporton se Demba Ba nuk e ka akuzuar Kolteskun për racizëm, por për faktin që nuk duhej të përdorte termin “z...” ndaj zëvendëstrajnerit të Basaksehirit Webo.

“Demba Ba nuk tha kurrë që pati racizëm në atë ndeshje.

Ai mendoi se Koltesku nuk duhej të përdorte fjalën ‘i z...’ në stadium. Koltesku e ka kuptuar qartë. Të dy më folën në telefon pasi kishin biesuar me njëri-tjetrin. Të dy ishin të kënaqur nga biseda që patën. Besoj se ishte vetëm një keqkuptim”, shprehet futbollisti N’Doje.

Arbitri Koltesku po hetohet nga një komision i UEFA-s për ngjarjen në fjalë. Demba Ba debatoi ashpër në ndeshje me gjyqtarin ballkanas duke i kërkuar llogari që të mos i etiketojë personat sipas ngjyrës.

Lojtarët e Basaksehirit braktisën takimin në Paris në shenjë proteste, ndërsa sfida u zhvillua e plotë ditën e nesërme në 9 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat