Klopp lavdëron Mourinhon: I ka kthyer ata në një skuadër të rezultateve

Futboll

Klopp lavdëron Mourinhon: I ka kthyer ata në një skuadër të rezultateve

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Jose Mourinho

Spurs do të luajnë nesër ndeshjen kundër kampioneve të Premier Ligës si kryesues të tabelës, derisa kanë fituar shtatë nga 12 ndeshjet e para të këtij sezoni

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar paraqitjen e Tottenhamit nën urdhrat e Jose Mourinhos, duke thënë se menaxheri portugez i ka kthyer Spurs në një skuadër “makinë të rezultatave’.

Dy skuadrat pritet që të përballen të mërkurën për të kryesuar në tabelë, me Spurs dhe Liverpool që për momentin kanë nivel të njëjtë pikësh në Premier Ligë.

Pasi që humbi ndeshjen e parë në Premier Ligë, Tottenhami ka arritur në 11 ndeshje pa humbje duke çimentuar kështu statusin e tyre si  favorit për ta fituar ligën.

Klopp ka qenë i impresionuar nga puna e kolegut të tij që ka bërë në klubin e Londrës Veriore, duke thënë se ata të cilët menduan që vitet e arta të Mourinhos kanë kaluar, doli të jenë gabim.

“Nuk jam i befasuar, për shkak se bota në të cilën në jetojmë – mund të jeni të suksessshëm vetëm deri ditën e nersërme”, tha Klopp në konferencën e tij për shtyp. “Nëse këtë nuk e tregoni sot, atëherë njerëzit nuk do të shkojnë pas. Nuk mendoj se ai është i befasuar me këtë pasi që ai ka treguar shpesh se di të rikthehet. Shumë impresionuese çfarë ka bërë në Tottenham, mënyra se si ata luajnë këtë vit është shumë e mirë”.

“Ai i ka kthyer ata në një makineri të rezultatit, ky është realiteti. Ata kanë paraqitje të mira madje edhe nëse ata nuk janë në top formë prapë fitojnë. Ata mbrohen kolektivisht, kjo është shumë impresive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat