Koeman i beson ende 'gardës' së vjetër të Barcelonës

Futboll

Koeman i beson ende 'gardës' së vjetër të Barcelonës

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Koeman i beson ende 'gardës' së vjetër të Barcelonës

Revolucioni duhet të presë. Të rëndësishëm janë objektivat dhe rezultatet. Ky është vendimi që ka marrë trajneri Ronald Koeman për Barcelonën e tij.

Pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit në Ligën e Kampioneve, u mendua se numri një i skuadrës do të bënte ndryshime të mëdha dhe do t’u besonte futbollistëve të rinj, por ai po vazhdon të këmbëngulë tek i njëjti grup dhe te veteranët që u “turpëruan” nga Bajerni i Mynihut në sezonin e kaluar. Ishin në fushën e lojës 7 futbollistë që humbën 8-2 dhe mungonin vetëm Roberto, Pique (të dëmtuar) dhe Suarez që tashmë është tek Atletiko e Madridit.

Kutinjo u rikthye për të luajtur me Barcelonën pas huazimit te Bajerni ku fitoi Ligën e Kampioneve.

Trajneri Koeman nuk ka ndërmend që t’u japë shumë presion dhe përgjegjësi të rinjve, prandaj po këmbëngul te të vjetrit.

Koeman erdhi me ide për të bërë ndryshime rrënjësore në skuadrën e Barcelonës pas një sezoni katastrofë, por problemet ekonomike dhe prezenca e Lionel Mesit e frenuan diçka të tillë.

Ai ka ndryshuar vetëm skemën, por u ka dhënë besim edhe disa futbollistëve të rinj. Megjithatë, rezultatet nuk kanë qenë ato të priturat. Katalanasit vazhdojnë të kenë probleme të mëdha në kampionat dhe nuk po gjejnë vazhdimësinë e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat