Lojtari i Levantes zbulon kaosin te Barcelona: Nuk flisnin me njëri-tjetrin

Futboll

Lojtari i Levantes zbulon kaosin te Barcelona: Nuk flisnin me njëri-tjetrin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Lojtari i Levantes zbulon kaosin te Barcelona: Nuk flisnin me njëri-tjetrin

Barcelona u rikthye tek fitorja në fundjavë përballë Levantes, ndeshje të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 1-0. Megjithatë situata nuk është aspak e mirë për skuadrën blaugrana, pasi lojtarët kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Sipas gazetës të Katalonjës, Diario SPORT, një lojtar i Levantes i cili preferoi të mbetej anonim u shpreh se në fushë futbollistët e Barcelonës nuk flisnin me njëri-tjetrin.

"Pas ndeshjes asnjë psherëtimë nuk u dëgjua nga dhoma e zhveshjes së tyre. Asnjë fjalë kënaqësie që na mposhtën ne…. ishte një situatë e çuditshme. Në fushë nuk komunikonin pothuajse fare"- mendohet të jetë shprehur lojtari Levantes.

Sipas gazetarit të kësaj medie, lojtarët nuk e kanë problemin individual, por nuk e ndjejnë shumë këtë fanellë.

Kjo dhe për shkak të problemeve të shumë lojtarëve me Lionel Mesin, i cili pritet të largohet verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat