Reagon sulmuesi norvegjez

Futboll

Reagon sulmuesi norvegjez

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Reagon sulmuesi norvegjez

Ditën e hënë Erling Haland u shpall fitues i çmimit “Golden Boy” si sulmuesi më i mirë i vitit për lojtarë nën 21 vjeç.

Tepër i lumtur për vlerësimin, norvegjezi komentoi edhe zërat që e “largojnë” nga Dortmundi duke futur mes destinacioneve edhe Milanin për një transferim me “regji” të Mino Raiolës.

“Thonë se kam qenë pranë Juventusit, por këto fjalë nuk kanë dalë kurrë nga unë.

Jam prej një viti te Borusia dhe ndihem shumë mirë. Dua të zhvillohem akoma si futbollist në këtë klub dhe nuk e kam menduar largimin asnjëherë.

Mino Raiola më ka ndihmuar shumë dhe e cilësoj si menaxherin më të mirë në botë, ndaj dëshiroj të vijoj rritjen time në karrierë pranë tij”, theksoi në deklaratën e tij për mediat gjermane 20-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat