Brocchi pret Balotellin

Futboll

Brocchi pret Balotellin

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Brocchi pret Balotellin

Cristian Brocchi, trajneri i Monza-s, i gëzohet fitore me pesë gola kundër Virtus Entella-s në Serinë B. Në përfundim të ndeshjes, ai ka folur në konferencë për shtyp kryesisht për Kevin Prine Boateng, autor i dy golave.

“Është një futbollist i madh. Kur e shikoj, qesh fshehurazi sepse e kuptoj dëshirën e madhe që ka për të bërë mirë.

Më ka bërë disa premtime mua dhe klubit kur ka ardhur këtu dhe duhet ta pranoj se është me të vërtetë bukur të shikosh përkushtimin e tij për këtë fanellë”, ka thënë Brocchi.

Në lidhje me Balotelli-n: “Mario-s i duhet një periudhë stërvitjesh për t’u bërë pjesë e grupit dhe për të rikuperuar gjithë muajt që ka humbur”.

“Mund të them se po punon mirë, po i mban premtimet e dhëna: edhe para ndeshjes sonë ka bërë një seancë të dyfishtë stërvitore me shumë dëshirë, objektivi është që të rikuperojë formën maksimale në mënyrë që të na ndihmojë siç po bën Boateng”, ka përfunduar Brocchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat