Ditë të vështira për Schalken, Freiburg me pikë të plota

Futboll

Ditë të vështira për Schalken, Freiburg me pikë të plota

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Ditë të vështira për Schalken, Freiburg me pikë të plota

Futbollisti Roland Sallai është hero i fitores së Freiburgut me rezultat 2:0 në konak të Schalke 04, në kuadër të javës së 12-të Bundesliga I. 

Hungarezi Sallai realizon dy gola, në minutën e 50-të dhe të 68-tën për fitoren e Freiburgut. 

Schalke është në krizë të rëndë, treguesi më i mirë është që për 12 ndeshje ka 4 barazime dhe 8 humbje.

Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, futet në lojë në minutën e 90+2 për Freiburgun.

Schalke është në fund të tabelës me 4 pikë, ndërsa Freiburg ngrihet në pozitën e 10-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat