Jeton Osmanaj: Legjendat nuk vdesin

Futboll

Jeton Osmanaj: Legjendat nuk vdesin

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Jeton Osmanaj: Legjendat nuk vdesin

Ish futbollisti i mirënjohur, Jeton Osmanaj, ka thënë se legjendat nuk vdesin kurrë.

“Legjendat nuk vdesin.
Më në fund pas shumë angazhimeve po e organizojmë ndeshjen për nder të Legjendave (Haki Loci, Tahir Vokshi dhe Shahin Haxhiislami) që dhanë gjithçka që patën për futbollin pejan e të Kosovës. 

Ne Veteranët e KF Besa u angazhuam dhe në bashkëpunim me Kryetarin dhe KVFK dhe me FFK ja arritëm të realizojmë ndeshjen me yjet e Futbollit të Kosovës në nderim të Legjendave pejane dhe po ashtu të arrijmë që tash e tutje do të jetë turne tradicionale që do të mbahet çdo vit.

Ne nuk ju harrojmë kurrë mësuesit dhe udhërrëfyesit tonë, ju ishit ata që na i dhatë hapat e parë dhe na bëtë kampion dhe këta që jemi sot. Jeni të pavdekshëm”, ka shkruar Osmanaj në profilin e tij në facebook.

Haki Loci, Tahir Vokshi dhe Shahin Haxhiislami, trajnerët që lanë gjurmë dhe që nuk janë në mesin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat