Menaxheri italian Danilo Caravello: Muriqi do të përshtatej më shumë te Fiorentina

Futboll

Menaxheri italian Danilo Caravello: Muriqi do të përshtatej më shumë te Fiorentina

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:33
Vedat Muriqi

Një transferim “i mistershëm” quhet afrimi i Vedat Muriqit tek Lazio. Sulmuesi shqiptar pati interesimin e shumë ekipeve pasi shkëlqeu në Turqi. Megjithatë do të ishte vetëm Igli Tare që arriti ta bindte për të shkuar në Itali.

Së fundmi nuk kanë të përfunduar artikujt e mediave italiane sa i përket Vedat Muriqit. Duke vendosur në kryeqendër të vëmendjes faktin se ka dhënë vetëm një asist dhe nuk ka bërë asgjë tjetër në fushën e lojës, sulmuesi ka kaluar më tepër kohë mes infektimit nga pandemia dhe dëmtimeve.

Thuajse të njëjtin fati pati edhe Valon Berisha, pavarësisht se fshinte një potencial të madh. Sa i përket menaxherit të njohur Danilo Caravello, ky i fundit shprehet se Muriqi nuk ishte zgjedhja e duhur për Lazion.

“Muriqi e ka pasur shumë të vështirë këtë vit, por me aq pak sa ka luajtur, mua nuk më duket shumë një lojtar funksional për Lazion. Nuk jam duke diskutuar aftësitë e tij, por jam duke thënë që Lazio do të kishte më mirë një sulmues tjetër. Muriqi është për zonën e ajrit, që pret mirë dhe finalizon krosimet. Karakteristikat e tij më duken më mirë te Fiorentina, pasi kanë dikë që i mungon dhe nuk përfundojnë dot në rrjetë pasimet e Castrovilli dhe Ribery”, u shpreh menaxheri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat