Votat e Challandes dhe Ujkanit për më të mirët e vitit, që të dy votojnë për Klopp dhe injorojnë totalisht Lionel Messin

Futboll

Votat e Challandes dhe Ujkanit për më të mirët e vitit, që të dy votojnë për Klopp dhe injorojnë totalisht Lionel Messin

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Bernard Challandes dhe Samir Ujkani

FIFA ndau ditën e sotme çmimet për më të mirët e vitit 2020, ku kishin votuar trajnerë dhe kapitenë të kombëtareve.

FIFA ka bërë publike pas përfundimit të ceremonisë të “The Best” edhe votat individuale të cilat kanë shpallur fituesit sipas kategorive.

Bie në sy se trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni i “Dardanëve” Samir Ujkani dhe redaktori i sportit në T7 , Valon Konushevci kanë votuar të tre për Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të vitit.

Renditjet për futbollistët e tjerë kanë qenë të ndryshme.

Edhe votat për trajnerin e vitit kanë qenë pothuajse të ngjashme.

Derisa Challandes dhe Ujkani kanë preferuar të votojnë teknikun gjerman Jurgen Klopp si më të mirin për vitin 2020, gazetari Konushevci e ka votuar teknikun e Bayern Munich, Hans-Dieter Flick si më të mirin.

Që të tre kanë dhënë vota edhe për trajnerin Zinedine Zidane.

TRAJNERI MË I MIRË

Bernard Challandes: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane
Samir Ujkani: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane
Valon Konushevci : Hans-Dieter Flick, Jürgen Klopp, Zinedine Zidane

LOJTARI MË I MIRË

Bernard Challandes:Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne, Virgil van Dijk
Samir Ujkani: Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne
Valon Konushevci: Robert Lewandowski, Kylian Mbappé, Kevin De Bruyne 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat