Lewandowski: Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar

Futboll

Lewandowski: Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Lewandowski: Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar

I lumtur për një çmim unik por mëse të merituar.

Robert Lewandowski u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke mposhtur konkurencën e dy futbollistëve ikonë të shekullit të 21-të Messit dhe Ronaldos.

Sulmuesi polak i cili fitoi gjithçka me Bayernin gjatë këtij viti kalendarik madje duke shënuar edhe një “thes” me gola u shfaq shumë i lumtur në intervistën para mediave për fitimin e Çmimit FIFA The Best Player, teksa theksoi se tashmë fokusi i tij shkon te objektivat e radhës.

“Fitimi i këtij çmimi është diçka fantastike, një vlerësim që shpërblen sakrificat e mia. Do të thotë se i kam arritur objektivat.

Nuk e mbaj mendjen te titujt e fituar, ata kurrë nuk mjaftojnë. 

Që prej kur kam filluar të luaj futboll, mendoj gjithmonë për t’u përmirësuar si lojtar dhe fokusohem te objektivi i radhës“, deklaron Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat