Agnese: Unë pashë se ai nuk po merrte frymë...

Futboll

Agnese: Unë pashë se ai nuk po merrte frymë...

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
Agnese: Unë pashë se ai nuk po merrte frymë...

Fituesi i çmimit lojtari më fer i vitit 2020, Mattia Agnese, ka treguar se si ndodhi ngjarja në të cilën ai i shpëtoi jetën një lojtari të ekipit kundërshtar.

Mbrojtësi italian, luan për skuadrën e Ospedaletti, klub italian jo-profesionist, por në janarin e këtij viti ai kishte shpëtuar jetën lojtarit kundërshtar.

Agnese mësoi manovra për të shpëtuar jetën nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube.

“Unë pashë se ai nuk po merrte frymë dhe menjëherë e vendosa në një pozicion të sigurt dhe nxora gjuhën e tij për ta parandaluar atë nga mbytja”, tha Agnese.

Agnese mësoi manovra për të shpëtuar jetën nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai është bërë një mik i ngushtë i djaloshit të cilit i shpëtoi jetën.

“Fituesi i Çmimit të FIFA Fair Play, Mattia Agnese është fjalë për fjalë një mbrojtës i jetës. Ende vetëm 17 vjeç, ky futbollist aspirues u nderua për një akt trimërie të shpejtë në administrimin e ndihmës së parë kritike për një kundërshtar që humbi vetëdijen pas një përplasjeje në terren”, shkroi FIFA në një deklaratë zyrtare.

“Agnese, i cili mësoi manovrat e tij shpëtuese nga shikimi i videove të ndihmës së parë në YouTube, u njoh për veprimet e tij vetëmohuese me një vend në Sallën e Famës të Futbollit Italian. Tani ai ka mbledhur një çmim edhe më prestigjioz.”

“Ndoshta më e mira nga të gjitha, ai është bërë mik edhe me kundërshtarin që shpëtoi, pasi kishte bërë kontakte dhe kishte krijuar një lidhje të ngushtë pasi ky i fundit u shërua plotësisht.”

Liga Seria D e vlerësoi mbrojtësin e ri, pas gjestit të bërë duke theksuar rendësin e futbollit dhe vlerat e këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat