Mourinho dhe Tottenham tronditen nga Leiceste City

Futboll

Mourinho dhe Tottenham tronditen nga Leiceste City

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Vardy me shokë

Ditë e keqe për Tottenhamin, të cilët në Londër pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Leicester City, në takimin e javës së 14-të në Premier League. 

Ndeshje me rivalitet, por Leicester City tregon angazhim dhe ia doli të importon tre pikë të mëdha. 

Trajneri Jose Mourinho me Tottenhamin, pa dyshim se i ka tronditur kjo humbje, e dyta rresht pas asaj nga Liverpooli. 

Futbollisti Vardy shënon nga penalltia në minutën e 45+4 dhe Alderweireld autogol në atë të 56-tën, gola që heshtën spursat! Tottenham në tri ndeshjet e fundit, ka dy humbje dhe një barazim, kjo e ka lënë dukshëm larg liderit.

Liverpopli kryeson me 31 pikë, pasojnë Leicester City me 27,  Everton 26, Tottenham me 26 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat