Nuk kursen Arsenalin

Futboll

Nuk kursen Arsenalin

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Shearer 

Alan Shearer ka vendosur emrin e tij me gërma të arta në futbollin anglez teksa ish-sulmuesi i Newcastle, është edhe sot golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League. Së fundmi, ish-futbollisti ka komentuar së fundmi paraqitjen e Arsenal, që dje u mposht sërish nga Evertoni.

Shearer shprehet se lojtarët e londinezëve nuk punojnë dhe ai thekson se nuk e di nëse ekipi i drejtuar nga trajneri Mikel Arteta do të mbijetojë në elitë në fundin e sezonit.

“Nuk jam shumë i sigurtë nëse do t’ia dalin të qëndrojnë në elitë. Performnca ishte e tmerrshme, nuk ka kreativitet. Futbollistët nuk ndjekin rivalët e tyre në fushë, ata nuk punojnë mjaftueshëm. Arteta duhet të jetë i shqetësuar. T’iu besojë, por ata kanë shënuar vetëm 12 gola.

Nuk kanë opsione, kundër Evertonit, Pepe nuk ishte i përgatitur të shkonte në zonë.

Në disa raste po ecte në fushë, duhet të bëjë më shumë. Disa lojtarë nuk japin maksimumin për trajnerin. Në këtë mënyrë, Arsenali as nuk do të shënojë ndonjëherë”, u shpreh Shearer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat