Borussia Dortmund ia ndalon Sanchos të shkojë në shtëpi për pushime

Futboll

Borussia Dortmund ia ndalon Sanchos të shkojë në shtëpi për pushime

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:40
Jadon Sancho

Borussia Dortmund ia kanë ndaluar lojtarit të tyre, Jadon Sancho, që të udhëtojë për pushimet e vitit të ri në shtëpi.

Siç shkruan Kicker, klubi gjerman po e bënë këtë në mënyre që ta ruajnë lojtarin.

Zyrtarët e Borussias i kanë thënë Sanchos se nuk mund të shkojë pasi ka rrezik të madh që të infektohet me COVID-19.

Kjo meqë në Britani të Madhe ka shpërthyer një valë e re e virusit.

Madje, është raportuar se tashmë në Britani kanë hasur në një mutacion të ri të virusit, i cili është edhe më i rrezikshëm edhe përhapet më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat