Aubameyang mungon kundër Manchester City në Carabao Cup

Futboll

Aubameyang mungon kundër Manchester City në Carabao Cup

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi nga Gaboni ishte jashtë skuadrës në humbjen 2-1 të Arsenalit në Everton për shkak të një lëndimi muskulor dhe pritet të mungojë përsëri

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë gati të luajë për Arsenalin, ka konfirmuar Mikel Arteta, me kapitenin e Gunners që nuk do të luan në ndeshjen çerekfinale kundër Manchester City në Carabao Cup.

Arteta ka thënë se lëndimi nuk është problematik sa është dukur në fillim, por kapiteni i tij ende nuk është gati që të luaj për skuadrën e Arsenalit.

“Auba po ndihet më mirë tani, ai ishte më pozitiv dje sesa dy ditë më parë”, tha Arteta për gazetarët në konferencën para ndeshjes me City të martën.

“Ai do të këtë edhe disa fotografime ditën tjetër dhe do ta shohim sa shpejt do të kthehet në skuadër”.

“Por, ne e dimë sa i rëndësishëm është ai për ne, ai është i përgjegjshëm për këtë dhe po përpiqet ta jap më të mirë që të kthehet. Për gjërat e tjera nuk mund të jap informacione më por e di që ai nuk do të luajë dhe se kush do të startojë do të vendosi po ashtu nesër pas stërvitjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat